Botë
SHBA kundër Koresë së Veriut, me diplomaci
27.04.2017 13:38
Zyrtarë të lartë të administratës së Shteteve të Bashkuara u thanë senatorëve amerikanë se qëllimi i tyre është të nxisin Korenë e Veriut...

Zyrtarë të lartë të administratës së Shteteve të Bashkuara u thanë senatorëve amerikanë se qëllimi i tyre është të nxisin Korenë e Veriut që të çmontojë programet e saj bërthamore dhe raketore përmes sanksioneve më të fuqishme ndërkombëtare dhe presionit diplomatik.
Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura ndaj Phenjanit në javët e fundit, të cilat sugjeronin se Uashingtoni mund të veprojë ushtarakisht, zyrtarët u thanë ligjvënësve të Senatit se administrata mbetet e hapur për negociata me Korenë Veriore.
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, dhe drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Dan Coats, e përshkruan Korenë e Veriut si një “kërcënim urgjent i sigurisë kombëtare”, që synon të zhvillojë aftësi për lëshimin e raketave bërthamore kundër ShBA-së.
