Maqedoni
Disa lagje dhe fshatra të Shkupit nesër pa energji elektrike
27.04.2017 13:59
Një pjesë e konsumatorëve të rrugëve "Bllagoja Paroviq" në komunën e Çairit nesër nga ora 9:00 deri në orën 12:00 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike...

Nga ora 8:30 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të jenë edhe një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës "Prohor Pçinski" në komunën e Çairit, nga ora 10:00 deri në orën 12:00 shfrytëzuesit e rrugëve "Kozjak" dhe "Frank Hardkort - Maning" si dhe ndërtesat e rrugës "Hristo Tatarçev" 47a, 47b, 47v, 47g në komunën e Kisela Vodës, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 10:00 shfrytëzuesit e rrugëve "Nov Zhivot", "Bërsjaçka Buna" dhe "Zletovska" në komunën e Shuto Orizarës.
Në periudhën nga ora 6:30 deri në orën 7:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës "Franklin Ruzvelt" ndërtesa nr.69 në komunën e Karposhit, nga ora 8:00 deri në orën 10:00 shfrytëzuesit e rrugës "Sava Kovaçeviq" nr.12, 24, 26 përballë "Amerikan konstrakshën" në komunën e Kisela Vodës, nga ora 6:30 deri në orën 13:00 shfrytëzuesit e vendeve të banuara Trubarevë, Idrizovë dhe një pjesë e shfrytëzuesve nga Jurumleri drejt Draçevës.
Nesër nga ora 8:30 deri në orën 16:00 pa energji elektrike do të mbesin edhe shfrytëzuesit e fshatrave Cvetovë, Draçevicë, Gaber, Mala Reka, Koliçan i Poshtëm dhe i Epërm, Cërvena Voda, Paligrad, objektet ushtarake të Karaxhicës, si dhe stacionet bazë, pellgu i Princes në Malla Reka dhe pjesa e komunës së Studeniçanit në rrugën për në Karaxhicë.
Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza e qytetit të Shkupit, arsyeja për ndërprerjen me energji elektrike është kryerja e e caktuara e ndërhyrjeve teknike në sistem nga ana e EVN Maqedonisë.
