Maqedoni
Kriza politike, Alt’hauzer: Zgjidhni qeverinë, ju presin reformat; Ademi: Pengon realizimin e reformave
27.04.2017 14:58
Bashkësia Ndërkombëtare pret që të formohet qeveria e re që do t'i përkushtohet reformave në procesin e inkuadrimit në BE...

Ambasadorja gjermane, Kristin Althauzer, thotë se kriza është e thellë dhe po zgjat shumë. Zgjidhni kryeparlamentarin, formoni qeverinë dhe përqendrohuni tek reformat, porosit ambasadorja gjermane.
“Kaluan katër muaj nga zgjedhjet. Të gjithë, edhe Bashkësia Ndërkombëtare, presin të formohet qeveri, por fillimisht duhet të zgjidhet spikeri në Kuvend. Prioritet në procesin e inkuadrimit në BE janë reformat të cilat duhet intensivisht të zbatohen, por për këtë nevojitet qeveri funksionale. Kjo është ajo që e presim”,- deklaroi ambasadorja e Maqedonisë në RM, Kristine Alt'hauzer.
Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Arbër Ademi, pranon se kriza politike, që tani u shndërrua edhe në krizë institucionale, po ndikon mbi dinamikën e zbatimit të reformave nga agjenda e BE-së.
“Presim që të gjendet zgjidhje për krizën, për shkak se projektet dhe reformat duhet të realizohen. Kriza politike duhet të zgjidhet, ndërsa institucionet të funksionojnë, se nuk ka alternativë tjetër”,- tha zëvendëskryeministri për çështje europiane, Arbër Ademi.
Deklaratat u dhanë në Konferencën ndërkombëtare në kuadër të projektit tuining 9 mujor, me vlerë prej 250 mijë eurosh, që ka si qëllim mbështetjen e mëtejshme nga Gjermania, për përforcim të kapaciteteve për BE-në të Qendrës për trajnime e Sekretariatit për Çështje Europiane.
GAZMEND REXHEPI
