Maqedoni

McCain për Maqedoninë: Tensionet po rriten, situata po përkeqësohet

27.04.2017 15:26

Senatori republikan McCain bën thirrje për rikonfirmimin e angazhimit amerikan dhe europian në Ballkanin e përfshirë nga vështirësitë dhe paqëndrueshëritë e konsiderueshme....

I kthyer së fundmi nga një turne në rajon, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, senatori McCain e ka cilësuar situatën në Maqedoni si dinamike dhe shumë shpërthyese.
 
“Nuk është në interesin e askujt të shohë shpërbërjen e Maqedonisë. Askush nuk duhet kurrë të harrojë se Lufta e Dytë Botërore filloi në Sarajevë me vrasjen e  arqidukës së Austrisë, Franz Ferdinand. Nuk dua të them se jemi në prag të një lufte të tretë botërore ose konflikti, por them se tensionet po rriten dhe situata po përkeqësohet”,- ka potencuar McCain.
 
Sipas tij, është e qartë se rusët po përpiqen të shtrijnë ndikimin e tyre në rajon dhe ky zgjerim i influencës i atribuohet mungesës së udhëheqjes amerikane dhe europiane në zonën që McCain e cilëson si më të paqëndrueshmen në Europë.
 
Teksa vëmendja jonë është zhvendosur tek Rusia, tek Ukraina, Lindja e Mesme, Kina, as ne e as europianët nuk ia kemi kushtuar vëmendjen e duhur. Ne luajtëm rol në zgjidhjen e konflikteve që shkaktuan humbje jetësh, por duket se viteve të fundit jemi tërhequr dhe ky është një shembull tjetër i nevojës absolute për rol udhëheqës të Shteteve të Bashkuara”,- tha McCain.
 
Edhe bashkëkryesuesi i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, Carl Bildt, e ka cilësuar situatën në Ballkan si shqetësuese, me një Maqedoni që po shkon keq e më keq dhe një Shqipërinë në prag të kolapsit politik. 
 
MERITA GASHI