Filtrat e “Jugohrom”-it, Ahmeti: punimet do të monitorohen nga Inspektorati

27.04.2017 15:51

Ministria e Ekologjisë ka përshëndetur fillimin e punimeve për ndërtimin e stacionit të filtrimit nga Kombinati “Jugohrom”.....

Ministria e Ekologjisë ka përshëndetur fillimin e punimeve për ndërtimin e stacionit të filtrimit nga Kombinati “Jugohrom”.

Por, nga kjo ministri kërkojnë që kombinati të vazhdojë punimet intensivisht dhe paralajmërojnë se punimet do të ndiqen me kujdes nga inspektorati. Ministri i Ekologjisë, Bashkim Ahmeti, përkujton kombinatin se ministria nuk heq dorë nga kërkesa që “Jugohromi” të respektojë ligjet.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim ditë për ditë përmes inspektoratit zhvillimin e punimeve. Ligji kërkon vendosjen e filtrave dhe ne shpresojmë se do të vazhdojmë intensivisht punimet. Qëndrimi ynë është strikt, respektimi i normave ligjore. Ne vazhdimisht kemi apeluar deri tek udhëheqësia e “Jugohromit” për respektimin e normave ligjore, që nënkupton vendosjen e filtrave ose sistemit të pluhurosjes dhe do presim që edhe ne të vazhdojmë me punën tonë”,- theksoi ministri i Ekologjisë, Bashkim Ahmeti.

Aktiviteti industrial në Maqedoni ka një ndikim të rëndësishëm në mjedisin jetësor . Vendi ka mbi 150 “instalime А” të mëdha industriale dhe më shumë se 500  “B-instalime” më të vogla. Ligji i ri për kontrollin e emetimeve industriale është shumë rigoroz për industrinë. 

“Ligji është rigoroz, për shkak se kërkohet shfrytëzimi i të ashtuquajturave

“teknologji më të mira”, të cilat janë investime të shtrenjta e që  implementohen në industrinë e rëndë. Duhet të merrni parasysh gjithsesi edhe periudhat e tranzicionit  dhe koha që duhet lënë në dispozicion për hyrjen në fuqi të dispozitave të reja ligjore”,- tha Geor Keorebernik nga Agjencia austriake për Mjedisin Jetësor.

Deklaratat u dhanë në përmbylljen e projektit tuining 19 mujor  të  financuar me 900.000 еuro nga Bashkimi Europian përmes Instrumentit për ndihmë paraqasëse. Partnerët kryesorë të institucioneve nga vendi ishin Agjencia austriake  e Mjedisit Jetësor dhe Ministria Rajonale e Galicisës. (Gazmend Kurtishi, TVM2)