Maqedoni

Ditë të Hapura në UT, prezantohet oferta akademike 2017/2018

27.04.2017 16:25

Universiteti i Tetovës prezantoi sot ofertën për vitin akademik 2017/2018....

UT ofron 115 programe studimore në 13 fakultetet e tij, ku mund të studiojnë 4 mijë studentë në vitet e para. Në kuadër të Ditës së Hapur u mbajt edhe prezantimi i produkteve ushqimore nga kompanitë e Maqedonisë.
 
“Në këtë mënyrë dëshirojmë para maturantëve nga vendi ynë, por edhe shtetet përreth nga shkollat publike dhe private, t’i njoftojmë me ofertën e 13 fakulteteve tona, me 115 programet dhe drejtimet e tyre. Në pajtim me konkursin për pranimin e studentëve të rinj në UT ka mundësi të regjistrohen rreth 4.000 fillestarë”,- deklaroi prorektori për arsim – UT, Reshat Qaili.
 
“Prezantimi i prodhimeve ushqimore nga më shumë firma vetëm e tregoi bashkëpunimin tonë me UT-në, sepse një pjesë e madhe e personave që janë nëpër stendat e kompanive, arsimin e tyre e kanë marrë këtu. Përveç punësimit të personave të diplomuar nga UT-ja, ne si kompani investojmë në kuadrot e reja gjatë studimit të tyre”,- theksoi zëvendëskryetari i OEMVP-së, Nagib Fejzi.