AShAAV, promovohet rrjeti për edukim mediatik
Rrjet i ri për edukimin mediatik në Maqedoni, i promovuar nga Agjencia e Mediave....

Rrjet i ri për edukimin mediatik në Maqedoni, i promovuar nga Agjencia e Mediave, do të mundësojë bashkëpunim në mes disa institucioneve dhe OJQ-ve, të cilat krijojnë politika dhe realizojnë aktivitete dhe projekte në sferën e edukimit të mediave.
Kjo do të lehtësojë qasjen deri te mediat, të kuptohen dhe të vlerësohen aktorët e ndryshëm në media.
“Rrjeti do të lehtësojë komunikimin dhe konsultimin mes subjekteve të ndryshme që veprojnë në ngritjen e vetëdijes dhe edukimit mediatik, si tek fëmijët ashtu dhe te të rriturit”,- deklaroi drejtori i AShAAV-it, Zoran Trajçevski.
“Të jesh në edukimin mediatik iu mundëson qytetarëve të bëhen pjesë e proceseve demokratike. Ky edukim është i lidhur me të menduarit kritik të qytetarëve, i cili do të mundësojë që qytetarët të jenë në gjendje të hedhin hapa dhe t’i përballojnë sfidat me të cilat do të përballen në shoqëri dhe teknologji”,- u shpreh shefi i delegacionit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar. (Besim Abdullai, TVM2)
