Noterët kundër avokatëve: Të mos përfshihen në procedura gjyqësore

27.04.2017 17:51

Noterët nuk i duan avokatët në procedurat gjyqësore....

Noterët nuk i duan avokatët në procedurat gjyqësore. Njeriu i parë i dhomës së noterëve, Vasil Kuzmanovski, doli me qëndrim se ndryshimet ligjore jo vetëm se i ndërlikojnë procedurat, por janë edhe më të shtrenjta si për qytetarët ashtu dhe për institucionet.

Kërkesat e tilla mbështeten edhe Unioni Ndërkombëtar për Bashkëpunim të Noterëve. Ata pohojnë se shumë institucione me shkrim iu janë drejtuar atyre se nuk pajtohen me ndryshimet ligjore.

“Nëse në ndonjë procedurë ekziston përcaktimi i trashëgimtarëve, 12 gjithsej, secili nga këta trashëgimtarë do të duhet të ketë avokat të veçantë. D.m.th. bëhet fjalë për procedurë ku duhet të paraqiten 12 avokatë dhe konsiderojmë se kjo është e ekzagjeruar dhe pa nevojë po veprohet në procedura kur disa çështje me të vërtetë nuk janë kontestuese”,- deklaroi përfaqësuesi i Unionin Ndërkombëtar për Noteri, Riçard Bok.

Ish-ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manveski, në kohën e të cilin u miratua Ligji për noterë, numëroi të arriturat brenda dhjetë viteve. Sipas Manevskit, noterët kanë proceduar 14 milion lëndë duke lehtësuar punën e gjykatave. Nga 900 mijë lëndë të pazgjidhura në 2006-n, tani në gjykata ka vetëm 130 mijë.

“Për anulimin e akteve të noterisë janë ngritur katër ankesa, prej të cilave dy janë pranuara dhe dy janë refuzuara. Cilësia e punës së noterëve është dëshmia më e fuqishme për kryerjen e punëve të noterisë në mënyrën më profesionale dhe morale”,- theksoi ish-ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski.

Me ndryshimet ligjore të cilat hynë në fuqi nga 2017-a, për çdo lëndë të shitblerjes, dhe bëhet fjalë për vlerë mbi 10 mijë euro, do të duhet të kyçen edhe avokatë. Andaj noterët kërkojnë që të rikthehet ligji i 2017-s. (Meral Ismaili, TVM2)