Maqedoni

Tensione para Kuvendit, protestuesit tentuan ti kalojnë barrikadat policore për të hyrë në sallë

27.04.2017 19:03

Derisa deputetët e LSDM dhe partive shqiptare në Kuvend kërkonin që të vazhdojë seanca dhe të votohet kryeparlamentari i ri...

Derisa deputetët e LSDM dhe partive shqiptare në Kuvend kërkonin që të vazhdojë seanca dhe të votohet kryeparlamentari i ri, protestuesit e iniciativës “Për Maqedoni të Bashkuar” kanë tentuar të thyejnë barrikadat dhe të nisen drejt hyrjes së Kuvendit.

Por turmat më pas janë qetësuar. Derisa ka vazhduar kjo dramë, në seancën e Kuvendit, deputetët e VMRO-DPMNE kanë bërë thirrje që të gjithë maqedonasit të bashkohen dhe të kundërshtojnë platformën e Tiranës, siç e quajnë ata dhe të pengojnë grushtetin që po ndërmerret nga LSDM  me partitë shqiptare.