Zaev: Zhbllokoni seancën ose vazhdojmë në sallë tjetër, Milloshovski: Zaev thërret në grush shteti

27.04.2017 19:15

Shumica e re parlamentare kërkon zhbllokimin e Kuvendit dhe transferin e qetë të pushtetit.....

Shumica e re parlamentare kërkon zhbllokimin e Kuvendit dhe transferin e qetë të pushtetit.

Kreu i LSDM-së, njëkohësisht edhe kandidat për madator i shumicës parlamentare, kërkoi nga kryesuesi me seancën që të respektojë Rregulloren me qëllim që seanca të‰ mbarojë më‰ shpejtë. Nëse pakica vazhdon të bëjë obstruksione, shumica e re mund të marrë vendime në hapësira të tjera të‰ Kuvendit, tha Zaev.

“Ju lutem mos e shkelni Rregulloren, Ligjin dhe Kushtetutën e RM-së. Këtu ekziston shumicë e formuar dhe e deklaruar. Kjo shumicë nuk do t’jua lejon këtë. Kjo shumicë ka të drejtë dhe obligim që të zgjedh kryetar kuvendi nga radhët e veta dhe për këtë do marrë vendime. Do të marrë vendim në këtë sallë, do marrë vendime në‰ndonjë sallë tjetër të Kuvendit, në korridor ose në shkallë të Kuvendit”,- deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Thirrjen për zhbllokim të Kuvendit, VMRO e cilësoi si thirrje për grusht-shtet.

“Z. Zaev është deputeti i vetëm i falur, por prej sot do të jetë  edhe deputeti i vetëm i cili publikisht ka thirrur që të rrëzohet rendi kuvendor dhe kushtetues, dhe të bëhet grusht-shteti me Kuvend paralel dhe zgjedhje paralele të kryetarit të shtëpisë  ligjvënëse”,- tha Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.

Me pretendimin për grusht-shteti, VMRO tenton të frikojë  qytetarët.

“Grusht-shteti është lajthitje. Shumicë parlamentare e deklaruar që dëshiron të marrë vendime në demokraci parlamentare nuk është grusht-shteti. Ato janë vetëm kërcënime nga ana e asaj që dikur ishte shumicë dhe tani është pakicë në Kuvendin e RM-së. I porosis që të mos përpiqen për këtë gjë. Kushtetuta është e qartë. Ka Kuvend që është në mbjedhje të vazhdueshme. Ingerencat janë të Kuvendit. Mos të bëjë dikush “bajram” me mendjen dhe t’i frikësojë qytetarët”,- theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Zaev tha se për pesë javë ka lejuar debatin mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së, që opinioni vendas dhe ai ndërkombëtar të kuptojë patriotizmin e tyre të rrejshëm. Sipas Zaevit, të gjitha pretendimet e deputetëvë të VMRO-së rreth të ashtuquajturës “Platforma nga Tirana” dhe marrëveshjes politike mes partnerëve të shumicës së re janë gënjeshtra. Në konferencën për shtyp, ai numëroi,  në mënyrë taksative të gjitha çështjet për të cilat, sipas tij VMRO-së, gënjen opinionin që nga ndryshimi i Kushtetutës deri te dënimet e në para për maqedonasit që nuk do ta dijnë shqipen. Sipas tij, LSDM i ka pranuar të gjitha çështjet që i ka pranuar edhe VMRO gjatë, por edhe mbështetjen për PPS-në.  (Shpëtim Nuredini, TVM2)