Talat Xhaferi zgjidhet kryetar i parlamentit, demonstrues të shumtë futen brenda këtij institucioni

27.04.2017 19:35

Pasi deputët e Parlamentit të Maqedonisë zgjodhën kryetarin e ri të këtij institucioni të lartë shtetëror....

Pasi deputët e Parlamentit të Maqedonisë zgjodhën kryetarin e ri të këtij institucioni të lartë shtetëror, demonstrantë të shumtë u futen brenda kuvendit, duke brohoritur: “Zgjedhje, Zgjedhje”.

Ndërkohë brenda kuvendit lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencë për shtyp tha se Talat Xhaferi nga rradhët e BDI-së me 61 vota është zgjedhur kryetar i këtij institucioni.

Zaev ishte ai i cili ndër të parët i’a uroi këtë post anëtarit të BDI-së Talat Xhaferi, njëjtë sikurse pjesa tjetër e deputetëve nga rradhët e LSDM-së, përfshirë këtu edhe ato deputetë shqiptarë, dhe kuptohet nga bashkëpartiakët e tij të BDI-së.