FFM kërkesë institucioneve: Paguani subvencionet dhe dëmshpërblimet

27.04.2017 19:40

Federata e Fermerëve të Maqedonisë u bënë thirrje institucioneve....

Federata e Fermerëve të Maqedonisë u bënë thirrje institucioneve që të gjejnë zgjidhje për pagesën e subvencioneve ndaj bujqve.

Situata e rënduar politike ka bërë që bujqit një kohë të gjatë mos t’i marrin subvencionet e tyre, por edhe ngricat e javës që lamë pas e kanë rënduar edhe më shumë situatën ekonomike të bujqve.

“Kemi pasur vërshime, kemi pasur ngrica, tani papritur na erdhi na erdhi kjo ngricë, e cila na dëmtoi në pjesën e vreshtarisë, pemëtarisë, në rajonin e Strumicës kemi dëme të mëdha në patatet. Dëmet në secilën fushë të bujqësisë janë katastrofale dhe ne si Federatë e Fermerëve apelojmë deri te institucionet kompetente që të bëjnë vlerësimin e dëmeve në afat sa më të shkurtër dhe bujqit të marrin subvencionet e tyre”,- deklaroi kryetari i FFM-së, Nikolla Stamenov.

Vendi po përballet me ndryshime të shpeshta klimatike të cilat po dëmtojnë kulturat bujqësore, andaj nga Federata e Fermerëve thonë se bujqit duhet t’i sigurojnë të mbjellat e tyre.

“Duke pasur parasysh se vendi përballet me ndryshime të shpeshta klimatike, u bëjnë apel bujqve që t’i sigurojnë prodhimet e tyre, sepse vetëm në atë mënyrë mund t’u garantohet që të paktën pjesërisht do t’u kompensohet dëmi”,- tha kryetari i FFM-së, Nikolla Stamenov.

Federata e Fermerëve mbajti kuvendin vjetor, në të cilin u diskutua për strategjinë e ardhshme të kësaj federate dhe për atë se çfarë mund t’u ndihmojnë bujqve për të dalë nga kjo situatë e palakmueshme që janë. (Ersan Pajaziti, TVM2)