Integrimi në BE, Popovski: Pa perspektivë të qartë, kriza komplikohet
Askush nga jashtë nuk mund të vendosë nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet në Maqedoni....

“Askush nga jashtë nuk mund të vendosë nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet në Maqedoni, mandatin e japin vetëm qytetarët”,- ishte decid nga Brukseli ministri i Jashtëm, Nikolla Popovski.
Sipas tij, kjo çështje as që është diskutuar në takimet me europarlamentarët.
“E vetmja mënyrë për të arritur marrëveshje është përmes institucioneve demokratike”,- thotë Popovski.
Ai është takuar me europarlamentarët, Petir dhe Flenkenshtajn, si dhe me raportuesit për Maqedoninë në BE. Popovski thotë se Maqedonisë duhet t’i qartësohet perspektiva europiane, në të kundërtën zgjidhja e krizës mund të komplikohet.
Në maj, PE duhet të miratojë rezolutën për Maqedoninë dhe Popovski pret që vendi të marrë rekomandimin e dhjetë jubilar për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Por, me gjendjen aktuale në vend, rekomandimi pritet të jetë me shumë shtesa kushtëzuese.
