Protestuesit që u futën në Kuvend përgjakën Zoran Zaevin dhe Mançevskin
27.04.2017 20:42
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe zëvendës kryetari i kësaj partie, Damjan Mançevski...

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe zëvendës kryetari i kësaj partie, Damjan Mançevski kanë mbetur të lënduar, pasi një pjesë e protestuesve nga inciativa “Për Maqedoni të përbashkët”, me dhunë u futën në pres-qendrën e Kuvendit duke i sulmuar ata.
Një pjesë e kamerave televizive treguan pamjet me fytyrën e përgjakur të Zoran Zaev si dhe të Damjan Mançevskit.
Në ndërkohë deputetët e VMRO-DPMNE po qëndrojnë në sallën e kuvendit, e cila është e stërmbushur me protestues.
Thuhet se lidhjet telefonike dhe rrjeti i internetit në Kuvendin e Maqedonisë janë me ndërprerje.
