Ambasadorët : Ruani qetësinë, policia të marrë gjendjen në kontroll
Një numër i madh amabsadorësh u mblodhën për të dhënë deklaratë lidhur me situatën e krijuar në vend....

Një numër i madh amabsadorësh u mblodhën për të dhënë deklaratë lidhur me situatën e krijuar në vend. Ambasadori i Britanisë, Hollandës, i SHBA-së, dhe ambasadorja e Gjermanisë u kanë bërë apel tek të gjithë palët që të përmbahen nga retorika nxitëse.
Permes deklarates se perbashket ne emer te te gjithe ambasadoreve te huaj ne vend, ambasadori i Suedisë, Mats Stefanson duke komentuar gjendjen e tensionuar në vend, theksoi se kjo gjendje është e papranueshme dhe apelon deri te të gjithë që e krijuan këtë kaos, tani është koha për dialog dhe qetësi e jo për dhunë.
“Unë jam ambasadori i Suedisë dhe ambasadori më i moshuar kështu flas në emër të të gjithë kolegëve të mi. Kjo është absolutisht e papranueshme. Është koha për dialog dhe jo për dhunë. Apelojmë të gjithë partive që të përmbahen nga retorikat nxitëse dhe të përkeqësojnë gjendjen, si dhe kjo është detyrë e forcave të rendit për të mbajtur nën kontroll gjendjen e tensionuar” – tha ambasadori i Suedise ne RM, Mats Stefanson.
Edhe Komisari Johanes Hahn, ka denuar dhunen ndaj deputeteve te shumices parlamentare “ Denoj ashper sulmet ndaj anaetareve te Parlamentit ne Shkup me fjalet me te fuqishme, Dhuna nuk ka vend ne Kuvend. Demokracia patjeter duhet te vazhdoje sipas rrjedhes se saj”, eshte shprehur komisari Han.
