Reagon Gruevski: Dhuna nuk është zgjidhje, do veprojmë me mënyra juridike e politike

27.04.2017 21:01

Pas ngjarjeve në kuvend ka reaguar edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski....

Pas ngjarjeve në kuvend ka reaguar edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

“Dhuna nuk është zgjidhje.  Është e nevojshme që të ulen gjakrat”, shkruan lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në “Facebook”, pas ngjarjeve të fundit në Kuvend, ku u sulmuan fizikisht deputetët e shumicës parlamentare, nga ana e simpatizantëve të VMRO-DPMNE-së.

Gruevski thotë se VMRO-DPMNE do “të jetë përballë procedurave të LSDM-së kundër shtetit nëpërmjet mjeteve juridike dhe politike”.