Shqipëria në krizë të thellë, dështon raundi i tretë për presidentin
Dështimi i raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit të ri është shoqëruar sot...

Dështimi i raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit të ri është shoqëruar sot edhe me një krisje të fortë mes koalicionit Partia Socialiste-Lëvizja Socialiste për Integrim, i cili duket se mezi po mbahet në këmbë.
“Dialogu mbaroi”,- paralajmëroi kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi.
I papërgatitur për morinë e kritikave nga aleati në qeverisje, Ilir Meta, e shmangu debatin me Gramoz Ruçin, ndërsa u vendos që raundi i katërt të mbahet të premten në orën 17.00.
Ndërkohë, presidenti, Bujar Nishani, ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takim ky i pari në rreth 70 ditë protestë mes Bashës dhe kreut të shtetit. (Luljeta Ndoka, TVM2)
