Botë
Përfundojnë zgjedhjet për parlamentin Evropian
25.05.2014 17:25
Dita e fundit e zgjedhjeve të eurodeputetëve u shënua në 21 vendet anëtare të Bashkimit Evropian...

Dita e fundit e zgjedhjeve të eurodeputetëve u shënua në 21 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Gjermania, Franca Spanja dhe Belgjika gjithsej me 500 milion banorë me të drejtë vote, do të zënë një numër prej 751 deputetësh në Parlamentin Evropian si dhe njëra prej këtyre shteteve do të rezervojë kryetarin e komisionit evropian.
Në qoftë se zgjedhjet për pasuesin e Barosos do të jetë i ngushtë mes 6 kandidatëve potencial, për pozitën e parë të Komisionit Evropian do të vendosin shefat e shteteve dhe qeverive të vendete të BE-së, në samitin e caktuar më 27 Maj.
Sipas anketave gara per kryetar te PE-se do të zhvillohet mes kandidatit të partisë popullore të PE-së, Zhan Kllod Xhunker si dhe kryetarit aktual të PE-së Martin Shulc, kandidat nga social demokratët.
Ndërkaq në Maqedoni të drejtë për zgjedhjen e eurodeputëve e kanë realizuar qytetarët maqedonas me shtetësi bullgare por edhe vet bullgarët. Qytetarët bullgarë thonë se në Maqedoni shkelen të drejtat e tyre dhe kërkojnë ndihmë nga BE-ja, që përmes shtetit amë, të realizojnë më shumë të drejta.
“Në polici, nëse deklarohesh se je bullgar, nuk do të te punësojnë as si sigurim e lëre më ndonjë funksion tjetër, sikur të kishe kryer edhe fakultet”, shprehet qytetari bullgar në Maqedoni.
"Jemi këtu të votojmë për eurodeputetin e Bullgarisë. Kemi dy nënshtetësi dhe duam të tregojmë se nuk frikësohemi në Maqedoni sepse kemi dy nënshtetësi”, shprehet qytetari maqedonas.
Rezultatet preliminare per eurodeputetet do të shpallen nesër në orët e vona të mbrëm jes ndërsa javës në vijim do të shpallen edhe rezultat finale. Ndërkaq, sipas informative dhe disa te dhenave, jehona e votimeve nga viti në vit zvogëlohet.
NERMIN MULAKU-FEJZULLAHU
