MPB nuk i mbrojti deputetët, Nuhiu: Do kërkoj përgjegjësi pse nuk u reagua

27.04.2017 21:44

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu....

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, ka dhënë një njoftim të shkurtër në lidhje me gjendjen në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai ka bërë të ditur se është duke u tentuar që të gjithë deputetët të grumbullohen në një sallë të vetme nga ku do të tentohet që të nxirren jashtë Kuvendit.

”Dua të saktësoj për opinionin tuaj se ne kemi themeluar njhë shtab. Kam emëruar person përgjegjës, vlerësimet e mia të para janë që policia nuk ka qenë në detyrë në mënyrë efikase për ta zbatuar planin që e bëmë më parë. Policia është futur brenda dhe ka krijuar mundësi që deputetët t’i grumbullojë në një vend nga ku do të tentohet që të nxirren jashtë. Tani për tani situata po qetësohet, kemi deputetë, gazetarë dhe policë të lënduar, por nuk mund të flas me shifra.

Mund të them që policicia po rikthem kontrollin dhe shpjejtë do të evakuojmë deputetët. Sigurisht që do të kërkoj përgjegjësi për ata që kanë marrë detyra dhe të japin përgjigje se përse policia nuk reagoi në kohë. Nuk kemi të dhëna se situata tensionohet, por që po qetësohet, dhe jemi duke marrë të gjitha masat operative dhe për një kohë të shkurtër do të futim gjithçka në kontroll” – tha ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu.