Aleanca për shqiptarët, Ziadin Sela është mirë me shëndet

27.04.2017 21:48

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhje me trazirat e sontme në kuvend....

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhje me trazirat e sontme në kuvend duke apeluar për qetësi te qytetarët dhe njëherit ka sqaruar se lideri I LR PDSH-së  Ziadin Sela është mirë dhe ka vetëm lëndime të lehta.

"Aleanca për Shqiptarët apelon tek të gjithë insitucionet përgjegjëse, tek Presidenti i vendit, deri dhe tek Nikola Gruevski e kushdo tjetër që ka ndezur këtë situatë e tek të gjithë ata që mund ta shuajnë: TË VEPROJNË TANI PËR TË NDALUAR GRUSHTIN E TURPIT!

Ndaloni tani se kjo nuk është Çështje Politike! Kjo është Çështje Jete!

Politika nuk bëhet me gjak!

Pretendojmë të VEPROHET TANI!

Për ata qindra e mijëra njerëz të cilët janë të shqetësuar për jetën e Kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, deklarojmë që është jashtë rrezikut për jetën dhe ka vetëm disa lëndime të lehta.

Shqiptarët nuk rrëzohen lehtë. Të gjithë shqiptarët i lus të ruajnë gjakftohtësinë në këto momente.", thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni.