9 qytetarë të lënduar në kuvend, një person nga sigurimi i kuvendit
Raportohet për gjithësej 9 persona të lënduar nga perleshjet në Kuvend....

Raportohet për gjithësej 9 persona të lënduar nga perleshjet në Kuvend, 7 prej të cilëve kanë arritur të largohen nga turma para Kuvendit dhe menjëherë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin kirurgjikal Shen Naum.
Në mesin e të lënduarve raportohet edhe për një pjesëtarë të sigurimit të Kuvendit.
Nga spitali kirurgjik i Shkupit kanë thënë se deri në këto momente nuk ka asnjë deputet I cili ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Autoritetet spitalore kane thene se te gjithe personat te cilet kane kerkuar ndihme mjekesore , kane marre lendime ne koke dhe qafe.
Menjehere pas dhenies se ndihmes se pare te njejtit jane leshuar ne shtepi, pervec pjesetarit te sigurimit i cili do te vazhdoje trajtimin mjekesore ne spital, pershkak te lendimeve te renda ne koke dhe gjendet ne trajtim intensiv.
Edhe nga qendra klinike e Shkupit kane njoftuar se deri ne keto moment nuk asnje person nga perleshjet ne Kuvend. Gjate peleshjeve mes demonstruesve te ilet me dhune hyne ne Kuvendin Republikan mesohet se jane te lenduar 4 deputete te shumices parlamentare , lideri I LSDM-se Zoran Zaev, Lideri i LR-PDSH-se Zijadin Sela, deputetet Damjan Mançevski dhe Lubço Nikollovski.
