Kuvendi zgjedh Talat Xhaferin kryetar Kuvendi, protestuesit uzurpojnë kuvendin, sulmojnë deputetët
Përshkallëzohet situata në Kuvend....

Përshkallëzohet situata në Kuvend. Shumica e re parlamentare vendosi që të vazhdojë seancën konstituive edhe pas mbylljes së saj nga ana e kryesuesit Trajko Veljanovski.
Seancën e vazhdoi deputeti më i vejtër i pranishëm në sallë, deputeti i pavarur, Ferid Muhiq. Menjëherë pas vazhdimit dhe caktimit të zëvendësve, me seancën vazhdoi deputeti Goran Misovski, i cili vendosi në votim propozimin për kapërcimin nga pika e tretë në pikën e katërt, përkatësisht, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Me 61 vota pro, deputetët e shumicës parlamentare zgjodhën Talat Xhaferin, kryetar I Kuvendit të RM-së.
“Me 61 vota pro konstatoj se kolegu ynë z.Talat Xhaferi është zgjedh kryetar i Kuvendit të RM-së.” – tha Goran Misoski nga LSDM.
XHAFERI: MOMENT HISTORIK, DO PUNOJ PËR QYTETARËT
Në gjendje të tensionuar dhe foltore të bllokuar nga deputetët e VMRO DPMNE-së, kryeparlamentari i ri dha betimin, nëdrsa në fjalimin e tij, u zotua se do të punojë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjin, në interes të qytetarëve.
“Edhe pse në këto rrethana, në këtë moment historik po bëhet zgjedhja e kryetarit të parë shqiptar të Kuvendit të RM-së, nga mëvetësimi i saj, të vetëdijshëm për përgjegjësinë historike që kemi betohemi që punën parësore në punën tonë në parlament do të jetë interesi i qytetarëve të RM-së që të krijohen institucionet përkatëse të cilat do të funksionojnë mbi bazë të ligjit dhe Kushtetutës dhe si kryetar iu zgjedhur edhe në këto rrethana në asnjë moment nuk do të lejoj që të bëhet uzurpimi i institucioneve në vend.” - tha kryetari i Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi.
Menjëherë pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, protestuesit shpërthyen dyert e Kuvendit dhe u futën brenda godinës në sallën plenare ku u pritën nga deputetët e koalicionit të kryesuar nga VMRO DPMNE.
Në mesin e protestuesve kishte edhe perspona me maska të cilët nuk u ndaluan dhe as u identifikuan nga sigurimi dhe as forcat policore.
Pas konferencës për media të kreut të LSDM-së dhe kryepralamentarit të ri në, Pres qendrën e Kuvendit, u drejtua një grup protestueshit, disa me maska në kokë, sulmuan deputetët e shumicës që ndodheshin aty, ku të lënduar lënduar mebetën deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, dhe disa deputetë të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta.
Të ngujuar për një kohë të gjatë, brenda zyrave të Kuvendit, kanë mbetur edhe përfaqësues të mediave, ka edhe gazetarë të lënduar. Në kuvend ka mbëritur një grup mjekësh për t’u ofruar ndihmën e parë deputetëve dhe personave të tjerë të lënduar.
Kryepralamentari i sapozgjedhur ftoi institucionet përgjegjëse që të sigurojnë objektin e Kuvendit dhe ndërsa protestuesit që kanë shkelur ligjin të dalin para drejtësisë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
