Minsitria e jashtme e Kosovës, dhuna është e pa pranueshme
Pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Maqedonisë ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës....

Pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Maqedonisë ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.
Nëpërmjet një komunikate, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka thënë se "po e përcjell me shqetësim situatën e krijuar në Maqedoni dhe sulmin e raportuar ndaj deputetëve dhe gazetarëve".
"Konsiderojmë se sjelljet e këtilla të dhunës dhe përplasjet kundër përfaqësuesve të zgjedhur në Maqedoni janë të papranueshme dhe aspak nuk i shërbejnë demokracisë, paqes dhe stabilitetit në shtetin fqinj të Maqedonisë". "Në frymën e apelit të vendeve të BE-së dhe SHBA-së në Maqedoni, ne besojmë se të gjithë aktorët politikë do të tregojnë vullnet për të dialoguar për interesin e të gjithë qytetarëve pa dallim etnie dhe jo retorikë që përshkallëzon situatën e tensionuar". "Dhuna nuk ndihmon kurrsesi në zgjidhjen e situatës së krijuar dhe qytetarët e Maqedonisë presin daljen sa më parë nga kriza dhe vazhdimin e procesit të funksionalizimit të institucioneve në rrugë demokratike", thuhet në komunikatën e Ministrisë së jashtme të Kosovës.
