Botë

Lindje e Mesme, Papa Françesk thirrje për paqë

25.05.2014 16:37

Papa Françesk, gjatë vizitës së tij në Betlehem, në Bregun Perëndimor...

Papa Françesk, gjatë vizitës së tij në Betlehem, në Bregun Perëndimor, bëri thirrje t’i jepet fund “konfliktit gjithnjë dhe më shumë të papranueshëm mes palestinezëve dhe izraelitëve”. 
 
Ai pas takimit me presidentin e autoritetit palestinez,  Mahmud Abas, ka folur  për pasojat tragjike të konfliktit të gjatë dhe nevojën për të intensifikuar “përpjekjet dhe iniciativat, për të krijuar një paqe të qendrueshme të mbështetur në zgjidhjen me dy shtete”.
 
Në kuadër të turneut tre ditorë në Lindjen e Mesme, Papa Françesku ka udhëtuar direkt me helikopterë nga Jordania , duke u bërë papa i parë që udhëton direkt në Bregun Perëndimor. Ai pritet që turneun ta vazhdoj në Tel Aviv dhe më pas në Jerusalem.