Reagimi i LSDM-së për ngjarjet e fundit
27.04.2017 22:31
LSDM ka reaguar për ngjarjet e fundit në Maqedoni....

LSDM ka reaguar për ngjarjet e fundit në Maqedoni me anë të një kumtesë për mediat në të cilën thekson se do të ketë pasoja për përgjegjësit e dhunës së përgjakshme që ndodhi sot në Kuvendin e Maqedonisë.
“Dhuna e përgjakshme në Kuvend është rezultat i dhunës në të cilën gjatë periudhës së fundit Nikolla Gruevski ka bërë thirrje, si dhe provokimet, urrejtje, ndarjet e Gruevskit, Ivanovit, Veljanoskit, grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe bashkëpunëtorëve të tij”, theksojnë nga LSDM.
