Maqedoni
Sela fton degët e tjera të PDSH-së t’i bashkangjiten
25.05.2014 18:49
Krahas degës së PDSH-së në Strugë të cilën e ka formuar vetë liuderi i partisë Menduh Thaçi...

Krahas degës së PDSH-së në Strugë të cilën e ka formuar vetë liuderi i partisë Menduh Thaçi, mbrëmë edhe zyrtarisht, Kryetari i Komunës së Strugës Ziadin Sela, ka formuar degën tjetër të kësaj partie.
Sela mbajti kuvendin zgjedhor të degës, që ka ardhë si pasojë e iritimit të shumicës së kuvendarëve të cilën ishin anashkaluar nga kuvendi që organizoi kreu i partisë,Thaçi.
Ai ka vlerësuar se Kuvendi i degës është organi më i lart partiak në Strugë dhe nga 67 kuvendar të pranishëm kuvendi i degës ishte shumë legjitim për të marr vendim. Sela ka njoftuar se kuvendi miratoi një sërë konkluzionesh ndër të cilat edhe ajo që iniciativa e Strugës të mbështetet gjitha degët tjera të PDSH-së.
Ai tha se i një nga konkluzat ka qenë edhe fillimi që iniciativa e Partisë Demokratike Shqiptare në Strugë,të marrë jehonë dhe të përkrahet nga të gjithë degët dhe kuvendet e degëve të gjithë partisë në nivel të shtetit, tha Sela.
