Maqedoni
Zijadin Sela bën thirrje për qetësi
28.04.2017 12:21
Zijadin Sela, deputeti shqiptar i cili u lëndua rëndë mbrëmë gjatë hyrjes së protestuesve në Kuvendin e Maqedonisë, ka folur për herë të parë pas sulmit...

Përmes një postimi në Facebook, Sela ka shkruar se situata e së enjtes mbrëma është fundi i një të keqe që po ndodh në Maqedoni.
Në këtë postim lidhur me shëndetin e kryetarit të LR-PDSH-së thuhet se ai ka dëmtime të ndryshme por gjendja e tij është nën kontroll dhe nuk paraqet asnjë rrezik për jetën.
"Bëjmë thirrje për qetësi, ju urojmë një natë të qetë, duke ju siguruar që Ky nuk është fillimi i Asgjëje, ky është vetëm Fundi i një të Keqeje...Fundi i pashmangshëm i saj", citohet në postimin e LR-PDSH-së në Facebook./Mia
