Nishani dënon dhunën: Nuk rrezikon vetëm Maqedoninë, por edhe rajonin
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, dënoi dhunën e ushtruar në Parlamentin e Maqedonisë...

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, dënoi dhunën e ushtruar në Parlamentin e Maqedonisë ndaj përfaqësuesve të zgjedhur dhe bëri thirrje për qetësi e maturi politike.
“Zgjedhja e zotit Talat Xhaferi në postin e kryetarit të Parlamentit është një zhvillim shumë pozitiv për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, që duhet mbështetur gjerësisht. Tentativat për të inkurajuar dhunën e keqpërdorur duhen dënuar me forcë, pasi nuk rrezikojnë vetëm stabilitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë, por dhe marrëdhëniet ndërshtetërore dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit në përgjithësi. Zbatimi i plotë dhe i shpejtë i Marrëveshjes së Ohrit, në të gjitha elementët e saj, do të ishte garancia më e mirë për harmoninë dhe bashkëjetesën ndëretnike në Maqedoni”,- përfundon deklarata e kreut të Shtetit shqiptar.
