Maqedoni

Ambasada e ShBA-ve: Mbështesim Xhaferin, dhuna e papranueshme

28.04.2017 13:11

Ambasada e Amerikës në Shkup ka dënuar fuqishëm dhunën e mbrëmshme në parlament...

“Dhuna nuk është në pajtim me principet e demokracisë dhe mënyra e tillë për të kaluar dallimet nuk është e pranueshme. Është me rëndësi kritike që të gjitha partitë t’i respektojnë proceset demokratike dhe ligjet, si dhe të përmbahen nga aktivitetet e dhunshme që do të përkeqësonin situatën. Shumica parlamentare zgjodhi Talat Xhaferin për kryeparlamentar, përmes procedurës së rregullt parlamentare, dëshmitarë të së cilës ishin edhe qytetarët edhe mediat. Ne do të bashkëpunojmë me z. Xhaferin dhe do të mbështesim proceset demokratike”,- thuhet në reagimin e Ambasadës së ShBA-ve në Shkup.