Maqedoni
Vanhoutte-Gruevskit: Tashmë je në opozitë
28.04.2017 13:36
Ndërmjetësuesi i Komisionit Europian për krizën politike në Maqedoni, Vanhojte, ka shkruar një letër drejtuar kreut të VMRO-së...

Ndërmjetësuesi i Komisionit Europian për krizën politike në Maqedoni, Vanhojte, ka shkruar një letër drejtuar kreut të VMRO-së, Nikolla Gruevskit, ku i thotë: “Tashmë jeni në opozitë, ndaj mbani përgjegjësinë për turpin në Kuvend. Edhe pse jeni parti më e madhe pas zgjedhjeve, mos harroni se kjo nuk do të thotë asgjë. Duhet ta pranoni, zoti Gruevski, se nuk jeni parti më e madhe nëse i fitoni zgjedhjet, por nëse fitoni pushtetin me shumicë parlamentare. Ju e humbët shumicën dhe pushteti nuk është më në duart tuaja. Dhuna asnjëherë nuk e ka kthyer pushtetin”,- shkruan Vanhoutte.
“Zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit ishte e pastër si kristali dhe e ka kthyer demokracinë në vend. Duke u bazuar në ligjet ndërkombëtare, kjo zgjedhje është legjitime. Mos u lodhni me gjykata dhe me dhunë ndaj këtij vendimi. Deri tani ju keni refuzuar që t’i jepni liri mediave, të organizoni zgjedhjet lokale në kohë, të pranoni rezultatet e zgjedhjeve të kaluara dhe rezultatin e bisedimeve për qeverinë, t’i përgjigjeni thirrjeve të qytetarëve sinqerisht, të mbroni gazetarët nga sulmi! Ju zoti Gruevski, duhet të pranoni humbjen dhe të lëshoni skenën politike. Qytetarët e Maqedonisë duhet që të mësohen të zgjohen në mëngjes me demokraci, të liruar nga presionet dhe nga frika”,- përfundon Vanhoutte.
