Maqedoni

Athina harron emrin, ofrohet si ndërmjetëse në uljen e tensioneve

28.04.2017 15:07

Athina ka harruar çështjen e emrit dhe veç thirrjes për vetëpërmbajtje, ofrohet si ndërmjetëse mes palëve për të ulur tensionin...

Athina ka harruar çështjen e emrit dhe veç thirrjes për vetëpërmbajtje, ofrohet si ndërmjetëse mes palëve për të ulur tensionin, por edhe për ruajtjen e integritetit territorial të fqinjit verior.

Nëpërmjet një komunikate, autoritetet greke shprehin shqetësimin e tyre lidhur me aktet e dhunës në Parlamentit e Shkupit. "Me keqardhje po vëmë re se Maqedonia po rrëshqet në një krizë të thellë dhe tepër të rëndë politike. Në këto momente të vështira për vendin, u bëjmë thirrje të gjitha forcave të përfshira në krizë që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës”,- shkruhet në komunikatë.

Athina nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të tjera, por thekson se është e gatshme në çdo moment që do t’i kërkohet të ndërmjetësojë dhe ndihmojë në zgjidhjen e situatës politike në vend.