Futboll

Kosova humbi edhe nga Senegali

25.05.2014 18:54

Reprezentacioni futbollistik I Kosovës, ka përjetuar edhe një disfatë në ndeshjen e tretë zyrtare...

Reprezentacioni futbollistik I Kosovës, ka përjetuar edhe një disfatë në ndeshjen e tretë zyrtare, të dytën brenda vetëm pesë ditësh. Të përzgjedhurit e trajnerit Albert Bunjaku, për dallim nga ndeshja e së mërkurës kur dështuan totalisht në Mitrovicë kundër Turqisë, kësaj rradhe në Gjenevë të Zvicrës, ndaj Senegalit, kishin paraqitje shumë më dinjitoze, por megjithatë nuk ia dolën që të përgatitin surprizë dhe të na gëzojnë të gjithëve, në fund duke humbur me 3-1.

Kosova, avancoi e para, në minutën e 25-të, pas golit të shënuar sërish nga Albert Bunjaku, por më pas nuk kishte fuqi të ndal sulmet e afrikanëve, të cilët në vazhdim shënuan tre herë, përmes Niases dy herë dhe Sakhos.

Edhe përkundër kësaj humbje, lojtarët kosovar nuk zhgënjyen, ndonëse në opinion, pesimizmi ishte shumë i madh, veqanërisht pas debaklit dhe para se gjithash lojës së dobët kundër Turqisë.

Kombëtarja më e rë në futbollin evropian, dy ndeshjet e ardhshme miqësore, do ti luaj gjatë muajit tetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kundër Panamasë me 9 tetor në Nju Jork dhe ndaj Kanadasë tri ditë më vonë në Çikago. 

MUSTAFA ADEMI