Maqedoni
Kuvendi popullor i Bullgarisë dënon dhunën në kuvendin e Maqedonisë
28.04.2017 15:18
Kuvendi popullor i Bullgarisë ka shprehur shqetësim për krizën në Maqedoni...

"Hyrja në ndërtesën e Parlamentit të Maqedonisë dhe sulmi fizik mbi deputetët meritojnë dënim të ashpër",- thuhet në deklaratën që e ka miratuar Kuvendi i 44 popullor bullgar.
Dokumenti sot është votuar në seancë plenare dhe i mbështetur unanimisht nga të gjitha grupet parlamentare.
Sipas Parlamentit bullgar, agresioni ndaj përfaqësuesve të popullit është i palejuar, si dhe mbi institucionin e parlamentit dhe demokracinë.
Dhuna nuk mund të jetë mjet për zgjidhjen e kontesteve politike. Parlamenti bullgar po ashtu ka shprehur mbështetje për unitetit shtetëror dhe integritetin territorial të Republikës së Maqedonisë.
