MPJ ruse: Të ndërpritet presoni i jashtëm në Maqedoni
Edhe Ministria e Jashtme ruse ka shprehur qëndrimin e saj për zhvillimet e fundit në Maqedoni...

Nga Ministria e Jashtme ruse thonë se “më 27 prill opozita në Maqedoni, duke e anashkaluar procedurën e zakonshme, ka zgjedhur kryetar të parlamentit - shqiptar sipas kombësisë.
Në shenjë proteste, aktivistët nga Lëvizja "Për Maqedoni të bashkuar" kanë hyrë me dhunë në ndërtesën e Parlamentit në Shkup dhe shkaktuan trazira. "Në situatën e tanishme mund të gjendet zgjidhje adekuate vetëm përmes dialogut brenda - maqedonas në kuadër të sferës kushtetuese - juridike".
"Është e domosdoshme që të ndërpritet çfarëdo lloj preson i jashtëm dhe t'u mundësohet forcave përgjegjëse politike të Republikës së Maqedonisë vetë ta caktojnë zhvillimin e ardhshëm të vendit",- thuhet në reagimin e MPJ-së ruse.
