Maqedoni

Prokuroria Publike Themelore: Punojmë të zbardhim ngjarjet e së enjtes

28.04.2017 15:48

Prokuroria Publike Themelore po punon në zbardhjen e ngjarjeve të së enjtes kur turma njerëzish dhunuan Kuvendin republikan dhe sulmua deputetët...

Prokuroria publike thotë se po i ndjek me vëmendje ngjarjet dhe ka kontakte të vazhdueshme me policinë.

“Në pajtim me kompetencat e saj, Prokuroria Publike do të veprojë në të gjitha rastet ku do të konstatohet ekzistim i elementeve të veprës së kryer penale dhe për çdonjërën ngjarje pas dokumentimit do të miratohet një vendim adekuat i Prokurorisë Publik”,- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.