Botë
Londër, 2 aksione antiterroriste, 1 e lënduar, 7 arrestohen
28.04.2017 16:16
Policë të armatosur kanë qëlluar një grua gjatë një operacioni kundër terrorizmit, në veriperëndim të Londrës...

Policia londineze si fillim ka përdorur gaz lotsjellës, por më pas është detyruar që të qëllojë në drejtim të saj. Gruaja ka marrë plagë të rënda, por është jashtë rrezikut për jetën.
Nga operacioni i zhvilluar në Kent u arrestuan 6 persona. Në një tjetër zhvillim pranë Parlamentit britanik u arrestua një 27 vjeçar, i armatosur me dy thika të mëdha.
Sipas Policisë londineze, edhe ky rast dyshohet se ka lidhje me terrorizmin ndërkombëtar. Ende nuk bëhet e ditur se cilat ishin qëllimet e tij, por dyshohet se është i lidhur me “Shtetin Islamik”.
Frika nga terrorizmi ka vënë në alarm autoritetet e sigurisë në Britani, në një kohë kur po zhvillohet fushata për zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit.
