Maqedoni
Dhuna ndaj gazetarëve, Çaushidis: Dhunuesit u filmuan, të gjithë do të dënohen
28.04.2017 16:37
Shoqatat e Gazetarëve dënon ashpër dhunën ndaj gazetarëve të pranishëm në Kuvend në seancën e së enjtes....

Zyrtarisht, dhjetë punonjës mediatikë kanë kërkuan ndihmë në spital, por Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë thonë se ky numër është më i madh dhe këtu numërohen vetëm sulmet e rënda fizike e askush nuk flet për faktin se gazetarët në Kuvend u dhunuan verbalist, u pështynë dhe u shqelmuan, por nuk u ndaluan dot të bëjnë punën e tyre.
“Kameramanët, fotoreporterët e gazetarët, edhe pse u rrezikohej jeta, arritën të mbrohen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke xhiruar e fotografuar dhunuesit. Tani fillon procesi ku jo vetëm deklarativish do të kërkohet llogaridhënie, por fillon procesi i kërkimit të përgjegjësisë së vërtetë dhe nxjerrjes para drejtësisë së iniciuesve, inspiruesve, porositësve dhe zbatuesve të dhunës. Policia dhe ata që komanduan me të kanë të njëjtën përgjegjësi me ata që dhunuan, fyen dhe ofenduan gazetarët, pa qenë të vetëdijshëm se xhirohen dhe do të dënohen sipas ligjeve. Kërkojmë që organet e rendit të dalin me aktpadi, gjithçka tjetër do ta vlerësojmë si përkrahje për dhunën”,- deklaroi Tamara Çausidis nga Sindikata e Pavarur Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë.
Dhuna ndaj gazetarëve, QEPLM: Hetim urgjent për ata që sulmuan gazetarët
Sulmet ndaj gazetarëve i dënuan edhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare të gazetarëve.
“I ftojmë autoritetet gjyqësore dhe të tjerët që të ndalojnë me praktikët gjithëpërfshirëse të mosndëshkimit. Autoritetet e Maqedonisë duhet të zbatojnë hetim të shpejtë dhe të thellë për të gjitha rastet e sulmeve mbi gazetarët”,- tha Katerina Nikulçiq nga Qendra Europiane për Pres dhe Liri Mediale.
Organizatat e gazetarëve besojnë se nuk do të ndodhë më kurrë ajo që ndodhi mbrëmë dhe kërkojnë solidarizim të të gjithëve që kjo çmenduri të mos i kthejë gazetarët në viktima.
LEUNORA KALIQI
