Ekspertët: Sulmi mbi deputetët, sulm mbi shtetin, policia dështoi të mbrojë deputetët dhe gazetarët

28.04.2017 19:37

Sulmi mbi deputetët është sulm mbi shtetin, vlerëson profesorit dhe ish i punësuari në sektorin e sigurimit...

Sulmi mbi deputetët është sulm mbi shtetin, vlerëson profesorit dhe ish i punësuari në sektorin e sigurimit, Vlladimir Pivovarov.

Sipas tij, nga ajo që u dëgjua dhe u pa mund të konstatohet se kjo situatë krijohet kur në emër të shtetit funksionon mafia.

Ajo që ndodhi mbrëmë është terror politik, sepse në shtëpinë ligjvënëse u ushtrua dhunë, u kërcënuan të zgjedhurit e popullit, disa prej tyre u rrahën deri në përgjakje, përfshirë edhe gazetarë.

Në situatë të këtillë kur është i sulmuar deputeti, edhe atë në shtëpinë ligjvënëse në Kuvend, atëherë kemi të bëjmë me sulmin më të madh mbi shtetin. Duke cituar ligjin penal, shumë vepra penale të cilat para së gjithash kanë të bëjnë me vrasje në tentativë, pra nuk janë delikte të lehta të cilat arsyetohen në protesta, por këtu gjithçka ishte e organizuar, e planifikuar paraprakisht dhe nga qendra të caktuara ishte gjithçka e koordinuar”,- deklaroi profesori universitar, Vlladimir Pivovarov.

Sipas profesorit, Bekim Kadriut, nuk do të kishte ardhur deri te dhuna fizike nëse policia do të kishte intervenuar me kohë. 

“Ditën e djeshme, Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar të merr veprime për të mbrojtur qytetarët e këtij shteti, për të mbrojtur deputetët dhe për të mbrojtur gazetarët. Besoj që do të ketë përgjegjësi të funksionarëve konkretë të cilët kanë lëshuar të marrin masat e domosdoshme dhe të vendosin jetën dhe sigurinë e qytetarëve, deputetëve, gazetarëve në rrezik”,- tha profesori universitar, Bekim Kadriu.

Sipas profesorëve, Kadriu dhe Pivovarov, përgjegjësi duhet të bartë edhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, dhe presidenti, Gjorge Ivanov, pasi që dhuna erdhi si pasojë e moslejimit të formimit të qeverisë së re. (Sanije Duraku, TVM2)