Ilir Meta, president i ri i Shqipërisë
28.04.2017 19:13
Ilir Meta do të jetë presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë....

Ilir Meta është zgjedhur presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë në raundin e katërt të votimit të mbajtur pasditen e kësaj të premte në Parlament.
Meta ka marrë 87 vota pro dhe 2 kundër, ndërsa për zgjedhjen e tij mjaftonin 71 vota. Meta bëhet kështu presidenti i 8 i Shqipërisë. Për kandidaturën e tij kishin hedhur firmat 23 deputetë, 17 nga LSI dhe 6 të tjerët nga PDIU.
Mbrëmjen e djeshme, kryesia e Partisë Socialiste mbështeti unanimisht figurën e kreut të Kuvendit për të kandiduar për postin e kreut të shtetit. Por, zgjedhja e Metës u bë pa praninë e opozitës në Kuvend, e cila tanimë një kohë të gjatë është ngujuar në çadër dhe kërkon qeveri teknike.
