Çavkov fajëson deputetët për incidentet e djeshme
Nuk kishte kurrfar paralajmërimesh se gjatë ditës së djeshme...

“Nuk kishte kurrfar paralajmërimesh se gjatë ditës së djeshme do të nodhte ndonjë incident, prandaj policia si zakonisht sipas planit tanimë të vendosur me numër të njejtë të zyrtarëve policor e siguronte kuvendin. Për fat të keq në Kuvend pas mbarimit të seancës, dje ndodhën disa incidente që kanë provokuar revoltën e qytetarëve. Askush nga Kuvendi nuk u paraqit dhe të thotë se do të ketë tentim për të zgjedhur kryetarin e ri. Cilat kanë qenë vlerësimet e atyre që e kanë bërë këtë skenarë, nuk mund të komentoj. Por është e dukshme se mënyra se si u zgjodh ka rritur rreziqet për siguri dhe shkaktoj reagim. Do të duhet kohë dhe analizë shtesë vendosën që ta bëjnë skenarin pas orës 18:00 duke e ditur se në atë kohë për çdo ditë ka protesta para Kuvendit”.
