Dimitriev dënon dhunën në Kuvend, akuza për zgjedhjen e kyeparlamentarit

28.04.2017 20:51

E dënoj dhunën e të gjitha llojeve, dhunën fizike nga individ qëllimkëqinjë........

"E dënoj dhunën e të gjitha llojeve, dhunën fizike nga individ qëllimkëqinjë, ndaj deputetëve dhunën që e përjetuan edhe qytetarët dhe dhunën ndaj procedurave, rregulloren, ligjin dhe kushtetutën.Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë, ndërsa dëshiroj të  apeloj për kthim të gjendjes në normalitet. E dënoj intonimin e himnit të shtetit të huaj në kuvendin maqedonas. Si kryeminsitër nuk pajtohem me mënyrën jo në pajtim me rregulloren, me nënyrën jo ligjore, për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit dhe mohimin e të drejtës së fjalës deputetëve. Këto dy gjëra paraqesin shkelje të ashpër të parimit të sundimit të së drejtës. Nuk pajtohem as me ministrin e Punëve të brendëshme të personalizojë kinse ndonjë përgjegjësi te drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov dhe profesionalistët dhe pjestarët e policisë, që e kanë besimin dhe respektin tim si kryeministër. Njëkohësisht jam i shqetësuar dhe ndjej keqardhe për disa informacione për përdorim të tepruar të forcës ndaj disa qytetarëve nga ana e disa policëve" - tha kryeministri i vendit, Emil Dimitriev.