BDI mbledh kryesinë qendrore, Arifi: Dhuna, turp për vendin

28.04.2017 21:00

Kryesia qendrore e BDI-së po mban edhe në këto momente një mbledhje të jashtëzakonshme....

Kryesia qendrore e BDI-së po mban edhe në këto momente një mbledhje të jashtëzakonshme.

Anëtarët e kryesisë pritet në çdo moment të dalin me qëndrimet zyrtare lidhur me situatën në vend dhe vendimet që do të marrin.

Para fillimit të takimit, nënkryetarja e integristëve, Teuta Arifi, ka dënuar aktin e mbrëmshëm në Kuvend, duke e quajtur turp për të gjithë vendin.