Xhaferi, vazhdojmë me krijimin e institucioneve të e reja
Shumica parlamentare do të vazhdojë me aktivitetet për konstituimin e institucioneve....

Shumica parlamentare do të vazhdojë me aktivitetet për konstituimin e institucioneve që do të nënkuptonte edhe zgjedhjen e shpejtë ë qeverisë së re, deklaron kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonispë Talat Xhaferi.
“Vazhdojmë me aktivitetet që burojnë nga përbërja parlamentare të shumicës, me aktivitetet vijuese pas festave. Kjo është një situatë që përkon me nevojën për krijim të institucioneve të reja që të jenë funksionale, stabile dhe në përputhje me ligjin” – tha kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi.
XHAFERI, GJENDJA E ZIADIN SELËS ËSHTË PËRMIRËSUAR DUKSHËM
Këto komente kryeparlamentari Xhaferi i bëri pas vizitës në qendrën urgjente Kirurgjike në Shkup, ku janë të shtrirë të lënduarit nga dhuna e djeshme në Kuvend, përfshi liderin e LR PDSH-së, Ziadin Sela.
“Gjendja e deputetit Ziadin Sela, në krahasim me ditën e djeshme është shumë më e mirë, gëzon fakti që kurohet shpejtë dhe të shpresojmë se për një kohë të shkurtër do të na bashkangjitet me punë në Kuvend” – u shpreh kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi.
Njëherit Xhaferi bëri të ditur se gjendja shëndetësore e policëve të lënduar është përmirësuar dhe ata janë lëshuar për kurim në shtëpi. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
