Departamenti amerikan i shtetit, mbështesim Xhaferin, dhuna e papranueshme

28.04.2017 21:53

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë fuqishëm dhunën....

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë fuqishëm dhunën mbi anëtarët e Parlamentit të Maqedonisë, ndërsa mbështesin zgjedhjen e Talat Taferit në postin e kryeparlamentarit.

Mark Toner, zëdhënës i Departamentit të Shtetit Amerikan, ka deklaruar se: “SHBA-të fuqishëm dënojnë sulmet e dhunshme mbi anëtarë të Kuvendit të Maqedonisë pas përzgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit. “Do të punojmë me kryetarin e ri të Kuvendit për përkrahje të demokracisë dhe të ndihmojmë Maqedonisë të vazhdojë rrugën euroatlantike”, ka thënë ai.

“SHBA kërkon nga pushteti në Maqedoni që të ofrojnë siguri për të gjithë anëtarët e Kuvendit, të bëjnë hetim për sulmet dhe të thërrasin në përgjegjësi ata që e kanë bërë aktin e dhunës”, ka shtuar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan.