“Për Maqedoni të Përbashkët”, protesta para zyrës së BE-së
Protestuesit e të ashtuquajturës nisma qytetare "Për Maqedoni të përbashkët"...

Protestuesit e të ashtuquajturës nisma qytetare "Për Maqedoni të përbashkët" të cilët dje me dhunë u futën në kuvend, sot protestuan para Zyrës së Bashkimit Evropian në Shkup, prej ku porositën se nuk do të heqë dorë nga kërkesat për zgjedhje të reja.
Boris Damovski theksoi se një ambasador i huaj dje tre herë i ka vizituar deputetët në Kuvend, dhe siç, potencoi, i ka inkurajuar të kryejnë grusht shtet.
Ai poashtu ka kritikuar liderin e LSDM-së se në press konferencën e sotme është lavdruar se e ka mbështetjen e ambasadave të huaja.
Sipas tij ai po na vendos direkt nën çizmen e tyre duke e humbur suverenitetin tonë.
Patjetër të dine se nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona. Ato janë zgjedhje të reja theksuan protestuesit.
