Maqedoni

Mot me vranësira dhe me reshje të përkohshme shiu

29.04.2017 12:05

Në Maqedoni moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të përkohshme të shiut, posaçërisht në pjesët perëndimore të vendit...

Pasdite dhe në orët e mbrëmjes është e mundur shi i shkurtër me shi të rrëmbyeshëm me dukuri të rrallë të bubullimave. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugor.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri 13 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 21 deri 27 gradë.
 
Në Shkup do të jetë mot i ndryshueshëm me shi të përkohshëm dhe me erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura do të lëvizë prej 11 deri 25 gradë celsius.
 
Të dielën në disa vende do të ketë reshje të shiut, lokalisht të përcjellura me bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar verilindore, e cila do të shkaktojë ulje të temperaturave për 4 deri në 5 gradë.
 
Reshje lokale të shiut me kushte për bubullima të rralla priten edhe gjatë javës së ardhshme të punës, kur për shkak zbrazjeve elektrike, temperaturat ditore sërish do të jenë në rritje./mia