Ilir Meta heq dorë nga LSI-ja
Nga sot në mbrëmje, Ilir Meta nuk do të jetë më kryetari i LSI-së. Kompetencat e drejtimit i kalojnë Petrit Vasilit...

Nga sot në mbrëmje, Ilir Meta nuk do të jetë më kryetari i LSI-së. Kompetencat e drejtimit i kalojnë Petrit Vasilit ndërsa do të vazhdojë të mbajë detyrën e Kryetarit të Kuvendit deri ditën kur do të bëjë betimin si president, pra 24 korrik.
“Detyrimet e mia si president i ardhshëm nisin pas 24 korrikut. Do vijoj të jem kryetar i kuvendit të Shqipërisë deri në ditën e betimit si President i vendit. Sot në mbrëmje do heq dorë nga funksionet drejtuese në LSI. Drejtimin do e marrë Petrit Vasili. Nga dita e sotme çlirohem nga raportet partiake me PS dhe drejtuesit e saj pasi të gjitha kompetencat i kalojnë zotit Petrit Vasili dhe forumeve drejtuese të LSI-së" – ka thënë Meta.
