Maqedoni
Fella e gazetarisë, jo ligj të ri për mediat
29.04.2017 14:48
Fella e Gazetarisë vazhdon të jetë kundër idesë së plasuar nga OJQ-të për rregullimin shtesë ligjor të mediave në të cilën parashihen gjoba financiare dhe kufizime të web faqeve...

Përfaqësuesit e Këshillit të Etikës në Media janë të mendimit se në këtë periudhë, tregut mediatik i nevojitet vetëm zbatim urgjent i ligjeve egzistuse mediatike dhe promovim më i madh i konceptit për vetërregullimin e brendshëm të mediave, e jo ligje të reja.
“Mendoj se në këtë drejtim do të ishte e nevojshme qasja e përbashkët e mediave me Këshillin e Etikës dhe organizatave të tjera për të përforcuar këtë profesionalizëm më shumë. Për këtë arsyje jam e bindur se koncepti për vetërregullimin e mediave është më i miri për të përmirësuar situatën në mediat, por na nevojitet pak kohë për të pranuar të gjithë”, shprehet drejtoresha e këshillit etik në media Marina Tuneva.
Edhe nga Shkolla e Lartë për Gazetari, thonë se në asnjë mënyrë nuk duhen sjellur ligje të reja me të cilën do ti jepet hapësirë shtesë politikës që në të ardhmen të përzihet edhe ne kete sfere.
“Në Maqedoni kemi legjislacionin e duhur i cili është konform standerdeve të BE-së. Ndoshta, është e nevojshme të riprezicohet neni 63 i ligjit për shërbime audio dhe audioviziele në pjesën ku do të garantohet pluralizëm më i madh politik,….Jam kundër ngarkimit shtesë ligjor të tregut mediatik i cili parasheh gjoba dhe kufizime të internetit dhe mendoj se në këto momente kjo është ide e gabuar sepse jemi dëshmitar se regjimet autoritare në vend keqpërdorin ligjet për t’i mbyllur mediat dhe për ti gjobitur gazetarët” , shprehet drejtoresha e SHLGMP, Zhaneta Trajkova.
Sektori civil është i mendimit se rrikthimi i profesionalizmit në media është i mundshëm me rregullime ligjore dhe me vetërregullim.
Sipas tyre është I nevojshëm angazhimi i prokurorit publik i cili do të ndëshkoj të gjithë ata që nxisin gjuhën e urejtjes dhe sulmojnë gazetarët. Nga Asociacionin e gazetarëve të Maqedonisë thanë se nga java e ardhshme do të dalin me vlersim për sa i përket propozimeve të sektorit civil.
REXHEP QAMILI
