Prokuroria Themelore Publike, po punojmë për zbardhjen e dhunës në kuvend
Prokuroria Themelore Publike Shkup informoi se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrinë e punëve të brendshme...

Prokuroria Themelore Publike Shkup informoi se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrinë e punëve të brendshme në lidhje me identifikimin e pjesëmarrësve në trazirat që ndodhën në Parlament.
“Pas pranimit të informacioneve, në pajtim me ngjarjet individuale po ndërmerren masa dhe veprime konkrete. Për shkak të volumit të veprimeve të prokurorisë deri në këtë moment janë të përfshirë gjashtë prokuror publik, por në pajtim me nevojat numri i prokurorëve publik të përfshirë pritet që të rritet dhe është në drejtim të zbardhjes së shpejtë dhe efikase të këtyre ngjarjeve penale. Deri në këtë moment nuk është vendosur asnjë kualifikim juridik për kryerjen e veprave penale. Vendosja e kualifikimit konkret juridik për secilin person për të cilën do të vërtetohet se ka kryer vepër penale do të bëhet pasi që të mblidhet materiali i nevojshëm dëshmues ndaras për secilin person të përfshirë në ngjarjet penale dhe pas vërtetimit të fakteve. Prej këtu e njoftojmë opinionin se Prokuroria Themelore Publike Shkup nuk ka bërë asnjë rikualifikim të cilës do vepër penale dhe se deri më tani nga informacionet e publikuara në një pjesë të medieve po spekulohet”, thuhet në njoftim.
