Maqedoni

Hojt Ji, nesër në Shkup: ShBA, do diskutohet pёr formimin e qeverisё; Bilalli, pas njohjes së Xhaferit, presion për qeverinë; SHBA, BE, OSBE, NATO, të hetohet krimi në kuvend

29.04.2017 17:11

Zёvendёs ndihmёs sekretari i shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi i SHBA-ve, Hojt Brajan Ji nesër zbret nё Shkup...

Zёvendёs ndihmёs sekretari i shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi i SHBA-ve, Hojt Brajan Ji nesër zbret nё Shkup, për një vizitë dyditore. 
 
“Zёvendёs ndihmёs sekretari Ji do tё takohet me presidentin Gjorge Ivanov, kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, liderёt e partive politike Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti, Bilal Kasami, Vesel Memedi, dhe  Menduh Thaçi, si dhe me pёrfaqёsues tё shoqёrisё civile dhe komunitetit diplomatik”, – thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-vë në vend, ku sqarohet se nё takime do tё diskutohet pёr statusin e formimit tё qeverisё, marrёdhёniet dypalёshe, dhe reformat e nevojshme pёr integrim Euro-Atlantik.
 
Pas njohjes së kryeparlamentarit të ri nga ana e SHBA-ve dhe BE-së, presioni ndërkombëtar do të jetë në drejtim të formimit të qeverisë së re, thotë profesori universitar Mersel Bilalli.
 
“Edhepse realisht ndryshuan rrethanat prej planifikimit të një vizite të tillë, jam i mendimit që mund të ndodh që z. Ji t’i bashkëngjitet edhe ndonjë përforcim nga SHBA, por sido që të jetë, me apo pa përforcim, komunikimi do të jetë pak më ndryshe, veçanërisht pas ndodhive tragjike me shkeljen drastike të normave demokratike dhe ligjore dhe fundi i fundit njohja e spikerit të parlamentit edhe nga SHBA edhe nga BE janë një pozicion krejt i ri që unë mendoj se fakuzi i presionit do të jetë orientohet drejt formimit të qeverisë së re”, shprehet profesori universitar Mersel Bilalli.
 
Në ndërkohë, ambasada e SHBA-ve në vend, zyra e BE-së, misioni i OSBE-së dhe zyra e NATO-s përmes një deklarate të përbashkët dënuan sulmin e organizuar në Kuvend.
 
“Dënojmë në termat më të ashpra sulmin e organizuar ndaj Parlamentit, i cili ndodhi më 27 prill. Ne shprehim shqetësim serioz që autoritetet nuk arritën ta parandalonin atë dhe nuk ofruan sigurinë e nevojshme për deputetët dhe gazetarët e pranishëm. Sulmi ndaj një institucioni shtetëror që është në zemër të demokracisë është një sulm ndaj vetë demokracisë”, – thuhet në deklaratë.
 
Faktori ndërkombëtarë pret që këto krime të hetohen me shpejtësi, organizatorët dhe kryesit e sulmeve të dalin para drejtësisë ndërsa gjykatat të veprojnë në mënyrë të pavarur. 
 
Miqtë ndërkombëtar ftojnë aktorët politik që të sillen me përgjegjësi  ndërsa qytetarët të vetëpërmbahen dhe të shmangin provokimet.
 
SHPËTIM NUREDINI